• 0(33) 40 40 60

  • suport@ukv.al

  • 08:00 - 20:00

  • E hene - E shtune

image
2018 Maj

Nga Administratori image

Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ.

Një grup përfaqësuesish të Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ. Përfaqësuesit e GIZ , kanë inspektuar nga afër edhe Impiantet e Pastrimit të Ujërave të Ndotura të Vlorës dhe Orikumit. Bashkepunimi konsiston në përmirësimin e një pjese të indikatorëve të performancës, si dhe përmirësimin e procedurave mirëmbajtjes.

image
2018 10-Maj

Nga Administratori image

Riparohet në kohë defekti i rëndë

Njoftojmë qytetarët dhe abonentët tanë se angazhimi maksimal i punonjësve të Ujësjellës Kanalizime, bëri që të riparohet në kohë defekti i rëndë në rrjetin e ujësjellësit, shkaktuar nga firma që po punon për investimin e bulevardit Vlorë-Skelë. Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së sotme, qyteti i Vlorës do të furnizohet normalisht me ujë të pijshëm.

image
2018 10-Maj

Nga Administratori image

Një tubo gize 300 mm është dëmtuar

Firma e ndërtimit e cila është duke kryer punimet në bulevardin Vlorë-Skelë, ka shkaktuar një defekt të rëndë në rrjetin e ujësjellësit. Një tubo gize 300 mm është dëmtuar. Sipasojë e këtij defekti të shkaktuar, qyteti i Vlorës rrezikon të mbetet pa ujë gjatë orarit të pasdites.

image
2017 Shkurt

Nga Administratori image

Ne rrugën e re nga Akademia te 7 pallatet.

SH.A UK Vlore nëpërmjet një investimi qe kap vlerën prej 7.280.530 leke pa tvsh me qellim përmirësimin furnizimin me ujë te banore ve te zonës ka bere zëvendësimin e tubove te vjetra te Ujësjellësit D=200 mm çelik dhe D=225 mm gize me tubo te reja ne rrugën e re nga Akademia te 7 pallatet (Uji i Ftohte).

Njoftim i rendesishem?

Njoftim


Në kuadër të Vendimit Nr.51, të datës 28.10.2019, për “Miratimin e Tarifave të Shërbimit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit të Ujërave të Ndotura”, Enti Rregullator i Ujit ka vendosur ndryshimin e tarifave të ujit për Ujësjellës Kanalizime Vlorë. Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative.

Tarifat e reja të ujit do të jenë si më poshtë:
-Për Konsumtarët Familjarë nga 30 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 45 lekë/m3.
-Për Entet Publike nga 60 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.
-Për Klientët Privatë nga 80 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.
Nga ky vendim do të ndryshojë edhe tarifa e largimit të ujërave të ndotura.
-Për Konsumatorët Familjarë nga 11 lekë/m3 tarifa e largimit të ujërave të ndotura bëhet 15 lekë/m3.
-Për Konsumtaoret Publikë dhe Privatë nga 13 lekë/m3, bëhet 25 lekë/m3.
Efekti i rritjes së çmimit të ujit dhe tarifës së largimit të ujërave të ndotura do të pasyrohet në faturën e ujit të muajit Dhjetor që do të paguhet në Janar te vitit 2020.
Faleminderit për mirëkuptimin!