• 0(33) 40 40 60

  • suport@ukv.al

  • 08:00 - 20:00

  • E hene - E shtune

UKV sh.a Vlorë

- SH.A Ujësjellës Kanalizime Vlore është organizuar si Shoqëri Aksionare ne baze te Vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane Nr.26332 , date.10.07.2001 ne përputhje me Ligjin Nr.9901,Dt.14.04.2008 “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare”

- SH.A UKV po vijon drejt zhvillimit për te siguruar furnizim te qëndrueshëm ,te sigurte dhe te përshtatshëm me ujë, më çmime te përballueshme ne një mënyre te shëndetshme, ekonomik dhe mjedisore dhe ne përputhje me parimet e pranuara komerciale te tregut dhe normat ligjore.

-SH.A. Ujësjellës Kanalizime Vlore, mbulon me shërbim, Vlorën, Novoselën, Orikumin dhe Shushicën

- UKV SH.A funksionon ne baze te legjislacionit shqiptar ne fuqi dhe ne mënyre specifike ne baze te Ligjit Nr.9901,date 14/04/2008 “Për tregtaret dhe shoqëritë tregtare”, Statutit te shoqërisë miratuar me vendimin nr.35. Dt.21.07.2016 te Asamblesë se Aksionereve dhe Rregullores se Brendshme te funksionimit.

- Shoqeria, brenda kufijve qe parashikon legjislacioni ne fuqi, mund te kryeje çdo operacion tregtar dhe financiar, i cili lidhet drejtpërdrejte ose tërthorazi me objektin e saj.

- Shoqeria do te kryeje çdo veprim ligjor ne finalizim te qëllimit për marrjen e lejeve, autorizimeve, licencave dhe miratimeve te nevojshme për realizimin e veprimtarisë se saj.

OBJEKTIVAT

  • Zhvillimin drejt nje shoqërie tregtare financiarisht dhe teknikisht te fuqishme
  • Zbatimin e nje kuadri ligjor dhe rregullator efektiv dhe transparent
  • Zbatimin e rregullave te tregut te vendosura nga qeveria shqiptare dhe enti rregullator i ujit.
  • Zhvillimi i standardeve drejt sigurimit te furnizimit me ujë te pijshëm 24 ore ne përputhje me normativat e përcaktuara nga Organizate Botërore e Shëndetësisë dhe garantimin ne përgjithësi te një sistemi teknikisht te përshtatshëm te furnizimit me ujë
  • Realizimi i Shërbimit ne përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian për reformën ne sektorin e ujit te pijshëm dhe ne përputhje me angazhimet e përgjithshme e specifike te Shqipërisë
image
image

Qellimi

Sherbimi i furnizimit me uje te pijshem per konsumatoret dhe shitja e tij;.

Prodhimi

Prodhimi dhe/ose blerja e ujit per plotesimin e kerkesave te konsumatoreve.

Siguria

Mirembajtja e sistemeve te furnizimit me uje te pijshem.

Kanalizimet

Sherbimi i grumbullimit,largimit, dhe trajtimit te ujrave te ndotura dhe shitja e tij.

Mirembajtja

Mirembajtja e sistemeve te ujrave te ndotura, si dhe impjanteve te pastrimit te tyre.

Pagesat

Mbledhja e tarifes nga konsumatoret per keto sherbime

Uje & Kanalizime

Jeni ju qe shume shpejte do te shikoni ndryshimet.

Historiku

UKV sha Vlore

1912
1945

Investimet e para

Periudha e viteve 1912-1945 njihet si koha e disa ndërtimeve te rëndësishme ne Vlore. Pikërisht ne ketë periudhe kane marre jete edhe disa prej investimeve te para te cilat janë kryer ne rrjetin e kanalizimeve si dhe te ujësjellësit. Ne vitet e pas çlirimit te vendit, 1945-1968, nisen ndërtimi i industrive te para ne qytet dhe për problemet komunale, lindi “Ndërmarrja Lokale” (Komunale). Kjo ndërmarrje e kishte qendrën pas kullave gjashtkeateshe, te Xhamia. Si pjese e aktivitetit te saj, ishte edhe furnizimi me ujë administrimi i Ujësjellësit te kohës

1945
1980

Vazhdimi i punes pas luftes

Periudha 1945-1980, solli një zhvillim te vrullshëm te Ujësjellësit, sektor i Ndërmarrjes “Banesa”. Ne ketë periudhe u ndërtuan disa blloqe banimi ne qytetin e Vlorës te cilat u lidhen me rrjetin e ujësjellësit. Ne vitet 1980-1990, u krijua Ndërmarrja Elektro- Ujësjellës. Krijimi i kësaj ndërmarrje, ishte kërkese e kohës ne përpjekje për te përmirësuar shërbimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë te pijshëm dhe për një administrim me te mire rrjetave inxhinierie. Ndërmarrja organizohet ne bazën e dy degëve. Dega Elektrike dhe Dega e Ujësjellësit.

1991
2000

Ndryshimet e viteve 91

Ne vitin 1991, u përballe me një tjetër problematike, me atë te lëvizjes demografike te popullatës brenda vendit. Te larguarit nga zonat rurale vendosen ne zonat urbane, ku nuk ka rrjet inxhinierie, ujësjellës-kanalizim.

2001

Statusi dhe forma e plot si sh.a

SH.A Ujësjellës Kanalizime Vlore është organizuar si Shoqëri Aksionare ne baze te Vendimit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Tirane Nr.26332 , date.10.07.2001 ne përputhje me Ligjin Nr.9901,Dt.14.04.2008 “Për Tregtaret dhe Shoqëritë Tregtare”