• 0(33) 40 40 60

  • suport@ukv.al

  • 08:00 - 20:00

  • E hene - E shtune

Pyetjete pergjitheshme

  • Çfarë duhet te dimë për akt — marrëveshjet
    • Kjo akt marrëveshje mund te zgjidhet nga ana e Sh.a ”Ujësjellës Kanalizime” Vlore ne momentin me te pare, qe klienti nuk e respekton atë lidhur me rregullshmërinë e pagesave si dhe kur ai nuk paguan detyrimet e tjera mujore ndaj Sh.a ”Ujësjellës Kanalizime” Vlore. Ne ketë rast, klientit i ndërpritet furnizimi me ujë deri ne likuidimin total te detyrimeve. Klienti pasi e lexon dhe bie dakord me ketë akt marrëveshje e firmos atë. Bashkangjitur aktmarrëveshjes ,fatura përmbledhëse e debisë dhe një kopje e kartës se identitetit. Përveç këstit do te paguhet edhe muaji I radhës.
      Lexo me teper .

  • Deklarate mosbanimi
    • Ne raste te mos banimit duhet te deklaraten e mos banimit.

  • Po te keni ankese plotësoni formularin
    • Po te keni ankese plotësoni formularin sipas rubrikave te caktuara dhe dorëzojeni atë ne qendrën e ankesave ne ndërmarrje ose ne arkat ku paguani ujin

      Shkarkojeni formularin ketu.
  • Lidhje e re
    • Per te kryer nje lidhje te re duhet te paraqiteni ne zyrat e UKV .sh.a Vlore Me keto dokumenta
      1-Certifikate pronesie
      2-Dokumnet idendifikimi
      3-Personi qe zoteron pasurine

Pagesat

  • Ku mund te bej pagesat?
    • 1-Ne bankë.
      2-Ne arkat pran konadit. Ne rrugën Vlorë Skele nga ora 8.00 deri ne orën 20.00 .

  • Çfarë paguaj?
    • 1-Paguhet sasia e ujit te harxhuar.
      2-Sasia e ujerave te shkarkuar.
      3-Taksat e bashkisë Vlore te ndara ne çdo muaj.

Penalitete!

  • Paguaj faturën e ujit të pijshëm në kohë!
    • Nëse nuk ke ende një kontratë, drejtohu pranë zyrave të UKV-së dhe formalizo furnizimin tënd me ujë të pijshëm!.

  • Kujdes!
    • Sipas Kodit të “Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” dhe Kodit Penal, neni 159, dënohen me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, të gjithë ata që:
      - Lidhin apo ndërhyjnë pa leje në rrjetin e ujësjellësit për marrjen e ujit të pijshëm.
      - Furnizohen me ujë të pijshëm pa pasur kontratë me UKV sh.a
      - Ndërtojnë objekte mbi tubacionet e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve
      - Përdorin ujin e pijshëm nga rrjeti i UKV-së për lavazhe, ujitjen e tokës bujqësore
      - Përziejnë ujin e pusit, apo të burimeve të tjera me ujin e pijshëm të furnizuar nga UKT
      - Ndërhyjnë tek ujëmatësi dhe dëmtojnë vulën e tij

Ujëmatësit

  • Ujëmatësit janë pajisje matëse të instaluara për të përcaktuar sasinë e ujit të konsumuar.
    • Ujëmatësit duhet të vendosen në vende të dukshme dhe të sigurta si dhe duhet të jenë të aprovuara nga UKV Sh.a.

  • Aplikim për ujë-matës
    • Kur abonenti që disponon kontratë uji me UKV-ën, aplikon për ujëmatës të ri duhet të paraqitet pranë sporteleve të UKV-së.
      Dokumentacioni që kërkohet në këto raste është:
      • Kërkesë me shkrim
      • Librezë Uji (fotokopje e faqes së parë) ose kopje të faturës tatimore mujore të konsumit të ujit (për të gjetur numrin e kontratës)
      • Dokument identifikimi
      • Pagesa pranë arkës e tarifës
      • Dokumenti i pronësisë (vetëm në rastet kur nuk disponohet në dosjen e abonenit, duhet për nënshkrimin e kontratës ligjore.),

  • Aplikim per akte-marvesheje
    • Ne rast se shuma per tu paguar eshte e madhe athere behet lidhja e marveshjesh me UKV-ne qe te paguhet me keste.
      Shkarko dokumentin

  • Formular per ankesat
    • Ne rast se keni ankesa,e tjera probleme ne lidhje me UKV-ne shkarkojeni formularin e meposhtem plotesoheni dhe dorzojeni ne zyrat e UKV-se .
      Shkarko dokumentin