• 0(33) 40 40 60

  • suport@ukv.al

  • 08:00 - 20:00

  • E hene - E shtune

PRIVATËSIA

  • Politikat e privatësisë vizitorët në faqen tonë të internetit
    • Ujësjellës kanalizime Vlorë sh.a disponon faqen zyrtare te institucionit www.ukv.al. Më anë të faqes zyrtare, Ujësjellës kanalizime Vlorë sh.a transmeton dhe mbledh informacione. Qëllimi i transmetimit dhe mbledhjes së informacionit nëpërmjet internetit është që të jetë sa më pranë lienteve te saj. Nëpërmjet faqes zyrtare, Ujësjellës kanalizime Vlorë sh.a u vjen ne ndihmë qytetare për te njohur te gjitha detyrimet dhe informacion rreth shërbimeve qe ajo kryen.

  • Akses online të faturës së ujit
    • Në kuadër të përdorimit të faqes zyrtare të internetit www.ukv.al, Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a. mund të mbledhë në mënyrë direkte të dhëna personale nëpërmjet plotësimit të formularëve për akses online të faturës së ujit si dhe në rast të ankesave, kërkesave online ndaj Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a. të cilat regjistrohen në sistemet e saj apo

  • Vizitoret e faqes
    • Për vizitoret e www.ukv.al sistemi mbledh informacione standarde të cilat kanë të bëjnë me klikimet e artikujve apo rubrikave në këtë faqe. Ky informacion mblidhet për qëllime statistikore dhe studimi (për të treguar qasjen e vizitorëve, për të parë se cilat janë rubrikat më të ndjeshme dhe për rrjedhojë interesin e subjekteve të të dhënave personale, gjithnjë pa i bërë ata të identifikueshëm).Ne e mbledhim këtë informacion në atë mënyrë që të mos identifikojmë asnjë vizitor. Ne nuk bëjmë asnjë përpjekje për të gjetur identitetin e vizitorëve që kanë vizituar faqen tonë të internetit.

  • Refuzimi ose ankimimi
    • Subjektet e të dhënave kanë të drejtën e refuzimit të pëlqimit në çdo kohë për grumbullimin dhe përdorimin e të dhënave të tyre të njoftuara vullnetarisht si dhe të kërkojnë fshirjen e këtyre të dhënave duke ushtruar të drejtën e zgjidhjes së kontratës së lidhur mes palëve.

  • Motori i kërkimit.
    • Motori i kërkimit në faqen tonë të internetit është projektuar të jetë i fuqishëm dhe i lehtë për t’u përdorur po aq sa kërkimi në Google. Kërkimi është bërë i mundur nga një pjesë hardware (një ‘aplikacion’ kërkim) që furnizohet nga Google i cili është i mbyllur në serverin tonë dhe indekson vazhdimisht përmbajtjen në faqen tonë. Të gjitha kërkesat e kërkimit trajtohen nga aplikacioni dhe informacioni nuk i kalohet ndonjë pale të tretë, duke përfshirë Google.

PALËT E TRETA!

  • Informacion per palet e treta!
    • Ujësjellës kanalizime Vlorë sh.a nuk përdorë (dhe nuk lejon ndonjë palë të tretë) mjete statistikore analitike për të ndjekur ose për të mbledhur informacione personale që i bëjnë të identifikueshëm vizitorët e faqes tonë zyrtare. Ne nuk lidhim asnjë të dhënë të grumbulluar nga kjo faqe me ndonjë të dhënë personale që e bën vizitorin të identifikueshëm nga çdo burim që të vijë, si pjesë e përdorimit tonë.Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a. mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (të ndryshuar).Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a. siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore të furnizimit me ujë.

  • Perdorimi i portalit!
    • Duke përdorur portalin dhe/ose duke dhënë miratimin për regjistrimin, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara. Për më tepër, subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të riregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@ukv.al.

  • Siguria e te dhenave.
    • Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a. garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit si dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo edhe shpërndarja e paautorizuar, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.9887, datë 10.3.2008, « Për mbrojtjen e të dhënave personale » (i ndryshuar).

  • Te dhenat tuaja
    • Të dhënat personale, të mbledhura dhe të ruajtura në databaza të Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a., do të përpunohen nga punonjësit dhe / ose bashkëpunëtorët e kontrolluesit të të dhënave ose të atyre personave të ngarkuar me përpunimin. Këto të dhëna nuk do të transferohen ose komunikohen te palët të treta, përveç rasteve kur është dhënë pëlqimi ose kur ky informacion kërkohet nga organet kompetente sipas ligjit

  • Njoftimi per mbledhjen e te dhenave
    • Nëse do të duam të mbledhim informacione personalisht të identifikueshme nëpërmjet faqes sonë të internetit, ne do t`jua bëjmë të qartë rastin kur të mbledhim informacion personal dhe do të shpjegojmë se çfarë kemi ndërmend të bëjmë me të. Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat në lidhje me politikat e privatësisë të Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë sh.a.